Kuvendi i rrethuar me forca të Njësive Speciale të Kosovës

Derisa pritet  që seanca e paralajmëruar e Kuvendit të Kosovës  të fillojë në orën 10:00, i tërë objekti Kuvendit është i rrethuar nga forca të mëdha policore,  pjesëtarë të Njësisë speciale. Sot, pas dy muajve pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilin pritet të diskutohen 21 pikat e rendit të ditës.  Opozita e bashkuar, sikurse ka vepruar deri më tani, ka paralajmëruar se do ta pengoj mbajtjen e kësaj seance, duke ftuar edhe aktivistët e saj që të protestojnë para objektit të Kuvendit. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se në këtë seancë mund të ndodhë që të vihet në votim kandidatura e shefit të Partisë Demokratike të Kosovës,  Hashim Thaçi në votim.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …