Jens Stoltenberg

Në Shqipëri ka arritur sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Në Tiranë ka arritur sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Ai është pritur nga ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka. Në Takimin në mes tyre u bisedua për situatën e përgjithshme në vend. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të pritet në takim edhe nga kryeministri, Edi Rama dhe kryetari, Ilir Meta. Sipas njoftimit zyrtar nga Aleanca Veri-Atlantike, gjatë këtij turneu disa ditor, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të qëndroj edhe në Maqedoninë Veriore ku do të pritet nga autoritet më të larta të këtij shteti, krye parlamentari Talat Xhaferi,  kryeministri Zoran Zaev dhe kryetarin Stevo Pendarovski.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …