Përkujtohen dëshmorët Arsim Tahiri e Xhevdet Krasniqi

Janë përkujtuar dy dëshmorët e kombit Arsim Tahiri dhe Xhevdet Krasniqi, në 20 – vjetorin e rënies së tyre për lirinë e Kosovës, gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast, drejtorët e Komunës së Skenderajt, familjarët, bashkëluftëtarët dhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe te varret e dëshmorëve, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, në shenjë kujtimi dhe respekti për sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …