Dhuna ne protesta

Policia e Shqipërisë ka thënë se kanë informata se protesta do të jetë e dhunshme

Zyrtar të lartë të Policisë së Shqipërisë kanë thënë se kanë informata se protesta e sotme e organizuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, do të jetë e dhunshme. Policia ka kërkuar nga organizatorët e protestës që të distancohen nga protestuesit e dhunshëm dhe t’ia dorëzojnë policisë si dhe ka paralajmëruar se ndaj protestuesve të tillë të dhunshëm, policia do të veproj sipas parimit të reciprocitetit. Nga ana tjetër,drejtuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë ftuar qytetarët për pjesëmarrje masive në protestën kundër Qeverisë Rama deri në rrëzimin e saj. Protesta do të filloj si zakonisht, në ora 19.00 dhe është paraparë të zgjas deri në mesnatë. Ndërkohë, policia është duke ndërmarrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës dhe identifikimin sa më të lehtë të protestuesve të dhunshëm. Për këtë qëllim, rreth e përqark  objekteve më të rëndësishme janë vendosur kamera me rezolucion të madh dhe projektor të fuqishëm të cilët do ta ndriçojnë mjaftueshëm hapësirën ku do të zhvillohet protesta.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …