leoni

Kryekuvendarja e Bullgarisë, Karajançeva, i premtoi Kadri Veselit mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat

Kryekuvendarja e Bullgarisë, Karajançeva, i premtoi Kadri Veselit mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Bullgari, ka zhvilluar një takim të veçantë me kryekuvendaren e këtij vendi,.  Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe parlamenteve respektive, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit në fushat me interes reciprok.  Veseli tha se Kosova dhe Bullgaria duhet të intensifikojnë marrëdhëniet midis tyre, aq më tepër kur tani shënohet 10-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.  “Bullgaria është njëra ndër shtetet që e ka ndihmuar shumë Kosovën në të gjitha proceset, nga viti 1999. Është ndër vendet e para që e ka njohur shtetin tonë më 2008. Tani, brenda BE-së është zë i promovimit të Kosovës. Mora zotimin se Bullgaria në mënyrë të vazhdueshme do të jetë përkrah Kosovës, në të gjitha proceset dhe sfidat që ajo ka para vetes në rrugëtimin e integrimit evropian. Bullgaria është përkrahëse në procesin e liberalizimit të vizave, është përkrahëse për Interpolin dhe në çdo proces aplikimi të Kosovës për anëtarësim në institucione ndërkombëtare”, tha kryeparlamentari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …