Kryetari Latifi, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me MAPL-në

Me datë 12 qershor 2019, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar edhe një marrëveshje të rëndësishme për financimin e dy projekteve me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal:

Zgjerimi i ndriçimit publik në komunën e Rahovecit, 40.000 € si dhe Trajtimi i kanalizimeve fekale (gropa septike), 20.000€. “Mjetet financiare janë fituar nga Granti i Performancës për komunat e Kosovës, në të cilën Rahoveci është radhitur i katërti, si komunë me përformancë të mirë. Vlera e financimit të këtyre projekteve është 60,000 euro, për të cilat falënderohet MAPL-ja. Zbatimi i këtyre projekteve do të fillojë shumë shpejt ndërsa komuna e Rahovecit do të vazhdojë të punojë me projekte të ngjashme që janë të një rëndësie të madhe për komunën”, tha Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …