Edhe tri fshatra të Malishevës bëhen me kryetarë dhe kryesi të re

Në Komunën e Malishevës, është duke vazhduar procesi i mbajtjes së zgjedhjeve në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet. Të mërkurën ka vazhduar ky proces dhe janë mbajtur zgjedhjet në tri fshatra, Turjakë, Lubizhdë dhe Marali, ku janë zgjedhur kryesitë dhe kryetarët e këtyre fshatrave, të cilët do të punojnë dhe do ta përfaqësojnë fshatrat e tyre. Në zgjedhjet e mbajtur, në fshatin Turjakë, kryetar është zgjedhur Haxhi Kastrati, në Lubizhdë është rizgjedhur për kryetar Bajram Bytyçi, dhe në Marali, kryetar është zgjedhur Hasan Vrenezi. Po ashtu, janë zgjedhur edhe kryesitë e këtyre fshatrave. Procesi i mbajtjes së zgjedhjeve do të vazhdoj deri në përfundimin e zgjedhjeve në secilin fshat dhe vendbanim të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …