Në pesëvjetorin e themelimit të Nismës Socialdemokrate në Ferizaj i bashkohen 150 anëtarë të rinj

Në pesëvjetorin e themelimit të Nismës Socialdemokrate në Ferizaj i bashkohen 150 anëtarë të rinj

Nisma Socialdemokrate, dega në Ferizaj ka shënuar pesëvjetorin e themelimit ku dhe janë bashkuar 150 anëtarë të rinj, të moshave e profesioneve të ndryshme. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, i cili iu uroi mirëseardhje anëtareve të rinj. Ai tha se sot Nismës po i bashkohen burra e gra me energji pozitive, të cilët janë ofruar me vullnet të mirë për ta ndryshuar Ferizajn dhe Kosovën. Sa i përket dialogut me Serbinë, Limaj ka thënë se Kosova është e gatshme të dialogoj me fqinjët, por për këtë ka një kusht që dialogu të përfundoj me njohje reciproke. Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ai ka thënë se Nisma është e gatshme për zgjedhje dhe kurdo që mbahen ato synimet e kësaj partie janë mbi 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …