LDK: Derisa çështja e dialogut me Serbinë po e mbizotëron debatin, koalicioni qeveritar po uzurpon institucionet

Zyrtar të lart të LDK-së me qëndrime të ndryshme për mënyrat e rrëzimit të qeverisë Haradinaj

Zyrtar të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për mënyrat e rrëzimit të qeverisë Haradinaj. Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se nuk do të kërkojnë votat e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë por as nuk do të ndikojnë në vullnetin e deputetëve të kësaj liste për ta mbështetur mocionin për rrëzimin e Qeverisë dhe kanë lënë të nënkuptohet se janë të hapur për votat e deputetëve të Listës Serbe. Ndërkohë, zyrtari tjetër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja nuk mund të lejojë që një grupim politik i varur shumë nga ndikimi i Beogradit zyrtar, të jetë protagonist në ndërtimin dhe në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …