Hashim Thaci

Thaçi: Është shumë vështirë të arrijmë marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë

Kryetari, Hashim Thaçi i ka thënë revistës franceze “L’Express” se ai nuk ka për qëllim ndryshimin e kufirit me Serbinë por hapjen e tij si në vendet tjera të Kosovës. Qëllimi im është të arrij një marrëveshje të favorshme reciproke. Por është e vështirë. Unë duhet t’i bind qytetarët e vendit tim që të normalizojnë marrëdhëniet me një shtet që vetëm njëzet vjet më parë po na vriste: 800 mijë njerëz u zhvendosën, 400 masakra, 20 mijë u përdhunuan, 1300 fëmijë u vranë. Qëllimi im është të arrij një marrëveshje të favorshme reciproke por është shumë vështirë. Shpresoj që në samitin në Paris, në fillim të korrikut, gjërat do të jenë të ndryshme dhe se do të ketë koordinim të plotë midis Parisit dhe Uashingtonit, është cituar të ketë deklaruar kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …