Brickos

Mbi 10 mijë maturantë nesër do t’i nënshtrohen afatit të dytë të provimit shtetëror të maturës, pjesa e parë

Komisioni Shtetëror i Maturës konstaton se në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha

Maturantët e regjionit të Pejës dhe të Mitrovicës janë të fundit që të shtunën i janë nënshtruar provimit të Maturës Shtetërore 2019 për pjesën e parë, përderisa dje këtij provimi i janë nënshtruar maturantët në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit. Komisioni Shtetëror i Maturës, ka analizuar raportet e ardhura nga terreni pas ditës së fundit të provimit të Maturës Shtetërore dhe ka konstatuar se, në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha të cilat do ta dëmtonin procesin as në Pejë e Mitrovicë, por as në regjionet tjera. Në bazë të raporteve të pranuara nga dy regjionet e fundit, të cilat kanë organizuar Testin e Maturës, gjatë kësaj dite, për shkak të mospërfilljes së rregullave, janë përjashtuar nga procesi 26 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat të testimit. Ndërsa, tre administrues do të përballen me masa disiplinore, si dhe ndaj dy drejtorëve të shkollave (në Pejë dhe Vushtrri), të cilët kanë penguar procesin dhe do të fillojnë procedurat e inspektimit. Sipas raporteve të pranuara gjatë katër ditëve sa është mbajtur testi i Maturës, në të gjitha regjionet janë 151 maturantë, të cilët janë përjashtuar nga procesi dhe ata do ta humbin këtë afat të testimit. Komisioni Shtetëror i Maturës,  falënderon drejtoritë komunale të arsimit të komunave përkatëse, Policinë e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në proces për përgatitjet e duhura për këtë provim shtetëror.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …