11 qytetarë të Kosovës e kanë humbur betejën me koronavirusin brenda 24 orëve të kaluara

Në kuadër të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Turqisë sot fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, të hënën fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019. Hapja e këtij bashkëpunimi tashmë tradicional midis dy shteteve do të bëhet në Drejtorinë e SHSKUK-së, ku të pranishëm pritet të jenë ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, krerët e SHSKUK-së, ekspertë të fushave të mjekësisë nga Turqia si dhe kolegët e tyre nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Gjatë Javës së Shëndetësisë, e cila do të mbahet nga data 17 deri 23 qershor, ekspertë të fushave të ndryshme të mjekësisë nga Turqia, në bashkëpunim, me mjekët nga Kosova do të kryejnë intervenime mjekësore në institucionet që janë pjesë e SHSKUK-së, ndërsa në mes javë për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë e Turqisë, Emine Alp Meşe me ç’rast dy ministritë respektive të Shëndetësisë do të nënshkruajnë Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi ndërmjet dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …