Partia Socialiste, bënë të ditur se ka dorëzuar kërkesën zyrtare të mazhorancës për shkarkimin e kryetarit, Ilir Meta

Partia Socialiste, bënë të ditur se ka dorëzuar kërkesën zyrtare të mazhorancës për shkarkimin e kryetarit, Ilir Meta

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se PS ka dorëzuar në Kuvend kërkesën zyrtare të mazhorancës për shkarkimin e kryetarit Ilir Meta. Balla ka konfirmuar sot zyrtarisht kërkesën me nënshkrimet e 55 deputetëve për shkarkimin e Metës. Kreu i grupit parlamentar të PS-së deklaron se anulimi i datës së zgjedhjeve si dhe moscaktimi i një date tjetër është antikushtetues. “Anulimi i datës 30 qershor dhe moscaktimi i një date tjetër mohon të drejtën e sovranit. Ky është një hap që zhbën autoritetin e sovranit. Ky akt e barazon kryetarin me sovranin”, u shpreh Balla.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …