Brickos

Ministrja Hoxha e shpreh përkushtimin e saj në dinamizimin e mëtejmë të procesit të Integrimit Evropian

Ministrja Hoxha e shpreh përkushtimin e saj në dinamizimin e mëtejmë të procesit të Integrimit Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takim me ambasadorët e BE-së në Kosovë ka thënë se vendi duhet t’i kryej detyrat për integrim në BE. Ajo e cilësoi Raportin si avancim në procesin integrues, dinamikën e të cilit e konsideron se do të duhej përshpejtuar. Sipas njoftimit, Hoxha ka njoftuar të pranishmit se ministria që ajo drejton menjëherë pas publikimit të Raportit për Vendin ka ndërmarrë hapat e nevojshëm duke identifikuar të gjitha mangësitë, boshllëqet dhe rekomandimet e Raportit për Vendin duke ua përcjellë ato institucioneve përgjegjëse për veprime të mëtutjeshme dhe menjëhershme. Po ashtu, ajo njoftoi të pranishmit për takimin që kishte zhvilluar me kryeministrin Haradinaj në formatin e takimit të Këshillit Ministror për Integrime Evropiane më 3 qershor 2019, për të diskutuar mbi të gjeturat dhe rekomandimet e Raportit si dhe adresimin e tyre nga të gjitha institucionet e Kosovës. Krejt në fund ministrja Hoxha shprehu përkushtimin e saj në dinamizimin e mëtejmë të procesit tët Integrimit Evropian në të gjitha drejtimet e mundshme me qëllim të avancimit të mëtejmë në këtë proces të pa-alternativë për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …