Partia Demokratike e Kosovës sot mban konventën për nominimin e Kadri Veselit kryeministër

PDK sot e mban Konventën Festive, në Palestrën Sportive të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë

PDK ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se kjo Konventë Festive do të mbahet në Palestrën Sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në orën 20:00. Partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli kishte paraparë që Konventën Festive ta mbajnë në Sheshin “Skenderbe” në Prishtinë, por për shkak të përkeqësimit të motit dhe reshjeve të shiut, kanë ndërruar lokacionin e aktivitetit. “Për shkak të përkeqësimit të motit, Konventa Festive që ishte paraparë të mbahet në Sheshin “Skenderbe” në Prishtinë, është vendosur që Konventa të mbahet në Palestrën e Sporteve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për medie të PDK-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …