Komisioneri i BE-Së, Johannes Hahn

Komisioneri i BE-Së, Johannes Hahn, thotë se kompromisi politik për Ballkanin Perëndimor duhet të shpërblehet

Kompromisi politik për Ballkanin Perëndimor duhet të shpërblehet, ka porositur para mbledhjes së nesërme të Këshillit të Bashkimit Evropian, Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. Në rrethanat në të cilat Këshilli i BE-së nesër mund të shtyjë vendimin për bisedimet me Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë, Hahn u ka bërë thirrje ministrave të BE-së që sa më shpejtë që është e mundur të përshpejtojnë bisedimet me Maqedoninë veriore sepse e sheh si sinjal të rëndësishëm për gjithë rajonin, transmeton lajmi.net. Ai ka insistuar se Maqedonia e veriut ka bërë gjithçka që kërkohej prej saj andaj pezullimin e një vendimi nga BE-ja e sheh si veprim të rrezikshëm, transmeton lajmi.net. Ministrat e punëve të jashtme të BE-së në takimin e nesërm të Këshillit në Luksemburg pritet të marrin vendime dhe të bëjnë propozime në lidhje me hapat e mëtutjeshëm të shteteve që gjenden në procesin e anëtarësimit në BE. Po ashtu, pritet të definohet një përgjigje e Këshillit ndaj propozimeve të Komisionit evropian  në lidhje me bisedimet me Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë. Sipas informacioneve të fundit, ky vendim mund të shtyhet sërish.

 

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …