Më 19 Qershor në Prishtinë, kompania Eurowings do të hap bazën e parë për Evropën Juglindore

Më 19 Qershor në Prishtinë, kompania Eurowings do të hap bazën e parë për Evropën Juglindore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë Eurowings të kryesuar nga drejtori gjeneral, Thorsten Dirks, kompani kjo që më 19 Qershor në Prishtinë do të hapë bazën e parë për Evropën Juglindore. Kryeministri Haradinaj ka falënderuar drejtorin Dirks për përzgjedhjen e Kosovës si destinacionin e parë për të operuar, në rajonin e Evropës Juglindore, duke thënë se tek Qeveria e vendit do ta kenë një mbështetës të vazhdueshëm dhe një partner besnik. Kryeministri Haradinaj ka shtuar se ky është një lajm i gëzueshëm për Kosovën dhe dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për rikthimin e besimit të plotë dhe fuqizimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, në të gjitha fushat. “Ky lajm do t’i paraprijë një investimi tjetër që do të rezultojë me hapjen e rreth 300 vendeve të punës, përmes Akademisë që Eurowings dhe Eurokoha, do ta hapin nga muaji shtator 2019, për trajnimin e stafit dhe ekuipazhit”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …