leoni

Dibran Fylli: Iniciativë për emërimin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, me emrin e Heroit të Kombit, Adem Jashari

Dibran Fylli: Iniciativë për emërimin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, me emrin e Heroit të Kombit, Adem Jashari

Ditë më parë është raportuar nga mediat për mirëmbajtjen jo të mirë të fotografisë portret të Heroit kombëtar Adem Jashari, e madhësisë 4m x 6m, e cila është e vendosur në hyrje të Pallatit të Rinisë e Sporteve që nga viti 2004 nga Federata e boksit e Kosovës dhe me këtë rast Kryetari i FboxK mori iniciativën për ndërrimin e fotografisë së dëmtuar nga koha më të re dhe kështu ndodhi. Vetëm dy ditë pasi raportoi TV Dukagjini, fotografia e re u vendos në të njëjtin vend dhe me të njëjtat përmasa, si dhe u ndërrua ndriçimi i saj. Fotografia u punua nga fondacioni Officeprinty, kurse ndriçimi nga kafiteria Monaco.

Një ditë më vonë, në takimin e Bordit të  FboxK, me propozimin e Kryetarit Ramadan Selimi u mor vendim dhe u përkrah unanimisht iniciativa për emërimin e Pallatit të Rinisë e Sporteve me emrin e Heroit Adem Jashari, pasi që i njëjti, që nga viti 2004, nga qytetarët e Prishtinës dhe nga sportistët e vendeve tjera që vijnë në kryeqytet njihej me këtë emër.

FboxK për emërimin e Pallatit të Rinisë e Sporteve “Adem Jashari” pret pëlqimin edhe të Federatave tjera sportive, (nga Federatat e poshtëshënuara, afro 60% e tyre e kanë dhënë pëlqimin, si dhe Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së):

Komiteti Olimpik i Kosovës, Federata e Xhudos e Kosovës, Federata e Karatesë e Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës, Federata e Basketbollit të Kosovës, Federata e Hendbollit të Kosovës, Federata e Volejbollit të Kosovës, Federata e Atletikës të Kosovës, Federata e Notit të Kosovës, Federata e sportit shkollorë të Kosovës, Federata e Skitarisë të Kosovës, Federata e Pingpongut të Kosovës, Federata e Tenisit të Kosovës, Federata e Mundjes të Kosovës, Federata e Taekwondos të Kosovës, Federata e Gjimnastikës së Kosovës, Federata e Shahut të Kosovës, Federata e Shenjëtarisë sportive të Kosovës, Federata e Shigjetarisë së Kosovës, Federata e Bodybuildingut të Kosovës, Federata e Çiklizmit të Kosovës, Federata e Boulingut të Kosovës, Federata e Autosporteve të Kosovës, Federata e Aeronautikes të Kosovës, Federata e sporteve universitare të Kosovës, Federata e Kickboxit të Kosovës, Federata Bjeshkatarisë së Kosovës, Federata e punëtorëve sportiv të Kosovës, Organizata e veteranëve të luftës të UÇK-së, Shoqata e invalidëve të luftës të UÇK-së, Shoqata e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ,Shoqata e krijuesve, artistëve dhe letrarëve “Naim Frashëri”, Shtëpia botuese “Lena”, Shtëpia botuese “ProkultPress”,Shoqëria kulturore artistike “Qamili i Vogël”, Ansambli “Prishtina”, Shoqata e Guidave të Kosovës, Punonjësit e pallatit të rinisë dhe sporteve, sportistët, shkrimtarët, poetët, artistët dhe aktivistët e fushave të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …