LDK

Pakënaqësitë dhe mospajtimet brenda procesit zgjedhor në degëve dhe të nëndegëve të LDK po vazhdojnë

Pakënaqësitë me zgjedhjet në degët dhe në nëndegët e Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë. Dy deputetë nuk janë propozuar nga Dega e Katërt për Këshill Drejtues, përderisa në nëndegën “Qendra” kërkohet anulimi i zgjedhjeve. Pos Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, e cila gjatë kuvendit zgjedhor është ballafaquar me probleme e përplasje mes anëtarëve, edhe Dega e Katërt nuk ka shpëtuar pa mospajtime, akuza e kundërakuza. Ndonëse tashmë është zgjedhur kryetari i kësaj Dege, anëtarë të nëndegës “Qendra”, që është pjesë e Degës në fjalë, kanë kërkuar anulimin e zgjedhjeve në këtë nëndegë, pasi zgjedhja e kryetarit është bërë pa pasur kuorum dhe kundër Rregullores e Statutit të LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …