Donald Trump

Kryetari i SHBA, Donald Trump, ka nisur zyrtarisht fushatën e tij edhe për një tjetër mandat në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i SHBA, Donald Trump, ka nisur zyrtarisht fushatën e tij edhe për një tjetër mandat në Shtëpinë e Bardhë. Ai u bëri thirrje mbështetësve që ta mbajnë në pushtet edhe për 4 vite të tjera. Kryetari republikan konfirmoi rikandidimin e tij para mijëra mbështetësve në një tubim në Florida, ndërsa e quajti shtetin si “shtëpia e dytë”. Trump bëri njoftimin duke akuzuar demokratët se po përpiqeshin të përçanin vendin. Ai u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Melania, e cila tha se do ishte shumë e ngazëllyer nëse do ishte Zonja e Parë për 6 vite të tjera. Duke i përshkruar kundërshtarët e tij si një “turmë radikalësh të majtë”, që sipas tij do të sillnin socializmin në SHBA. “Një votë për çdo demokrat në vitin 2020 është një votë për rritjen e socializmit radikal dhe shkatërrimin e ëndrrës amerikane”, tha ai. Rrump vlerësoi gjithashtu ekonominë, kritikoi hetimin e Mueller për marrëveshjen ndikimin rus në fushatën zgjedhore të 2016, dhe u referua mediave që mbulonin ngjarjen si “lajm i rremë”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …