leoni

Jozefina Topalli

Jozefina Topalli: Një demokrat i vërtetë nuk hedh molotov në shkolla, as ka frikë nga zgjedhjet

Ish-nënkryetarja e Kuvendit dhe e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, reagoi sot pas ngjarjes në Shkodër, ku pati zjarr në një klasë të një shkolle që do të shërbejë si KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit. “Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta është historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada”, tha Topalli. “Një demokrat nuk djeg as mandate, as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov as ka frikë nga zgjedhjet. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demokracisë.  Ai që mendon se do pengojë të drejtën e votës nuk është demokrat. Shqiptaret duan paqe. 3 milion shqiptarë nuk mund të mbeten gjatë peng të 4-5 vetëve”, tha Topalli (ATSH).

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …