Bordi i drejtorëve komunal shqyrton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2021

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve komunal të kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mes pikave të rendit të ditës që ishin paraparë për këtë mbledhje të rregullt, patën edhe propozim vendimin për shqyrtimin dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2020-2021. Drejtorët e drejtorive patën rastin të japin sugjerimet e tyre për harmonizimin dhe plotësimin e kësaj kornize buxhetore, e cila paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit edhe do të hartohet Buxheti Vjetor. Ky dokument përmbledh prioritetet kyçe të qeverisë komunale. Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe propozim rregullorja për realizimin e të drejtave të fëmijëve, përmes sistemit të Qeverisë Komunale miqësore për fëmijët.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …