Johan Sattler: Personat me mendësi demokratike nuk djegin shkolla, nuk shkatërrojnë, ata janë diçka tjetër

Johan Sattler: Personat me mendësi demokratike nuk djegin shkolla, nuk shkatërrojnë, ata janë diçka tjetër

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johan Sattler ka reaguar pas sulmeve ndaj Komisioneve zgjedhor në disa bashki që drejtohen nga opozita. Kur shoh pas dhe krahasoj, vendi juaj ka bërë përparime të mëdha krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, pasi vendi filloi nga zero. Kemi bërë përparime.  Në vendet demokratike zgjedhjet zgjidhin kriza, këtu ndodh e kundërta. Ky është një paradoks. Kryetarët e partive politike tani duhen ulur bashkë. Ajo që ndodhi në Shkodër, Bajram Curri,  e qytete të tjera është një fatkeqësi e vërtetë. Personat me mendësi demokratike nuk djegin shkolla, nuk shkatërrojnë, përkundrazi janë krejt diçka tjetër. Bie dakort me zonjën Topalli. Ju duhet të merrni një hap prapa dhe të ballafaqoheni në 10 ditët në vijim. Nëse keni nevojë për ndërkombëtar ne jemi këtu t’u ndihmojmë”. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …