Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se mërgata jonë ndodhet jashtë atdheut, por ajo është brenda kombit

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se mërgata jonë ndodhet jashtë atdheut, por ajo është brenda kombit

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zhvilluar mbrëmë një takim katërorësh me përfaqësues të dhjetëra shoqatave dhe organizatave të ndryshme shqiptare në Stamboll. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka falënderuar shqiptarët e Turqisë për kontributin e tyre për Kosovën dhe shqiptarët, në paqe dhe në luftë, si dhe për ndikimin e tyre në institucionet e shtetit turk për mbështetjen e Kosovës. “Mërgata jonë ndodhet jashtë atdheut, por ajo është brenda kombit”, ka hënë Kurti. Në këtë takim është diskutuar për edhe për mësimin e gjuhës shqipe, investimet në Kosovë, të drejtën për nënshtetësi, studentët shqiptarë, e deri të aktualiteti politik në Kosovë. Në bashkëbisedim të hapur me bashkatdhetarët, qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë shpalosur edhe anëtarët e tjerë të delegacionit: Mytaher Haskuka, Albulena Haxhiu, Fitore Pacolli, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …