''Demokracia Studentore'' kërkon hetim nga Prokuroria mbi punësimet e paligjshme në Universitetin e Prishtinës

”Demokracia Studentore” kërkon hetim nga Prokuroria mbi punësimet e paligjshme në Universitetin e Prishtinës

Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Kosovë ”Demokracia Studentore” nëpërmjet një komunikate për media kërkon nga Prokuria e Shtetit që të fillojë hetimet mbi punësimet e paligjshme që po ndodhin në Universitetin e Prishtinës ”Hasan Prishtina”. Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore  ka thënë se rektori i Universitetit të Prishtinës Marian Dema që një kohë të gjatë ushtron ndikimin e tij duke punësuar militant partiak dhe vartës të tij pa i plotësuar kriteret mbi bazën e konkurseve publike. “Ne si organizatë kemi mjaft dëshmi për t’i ofruar prokurorisë së shtetit që të fillojnë hetimet për keqpërdorimet që po bëhen në UP, si te punësimet ashtu edhe te buxheti i cili përdoret për interesa personale të rektorit dhe vartëseve të tij”, ka thënë Ramusa.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …