roland bartetzko

Roland Bartezko: Jo peticion kundër Amerikës, por kundër një diplomati i cili dëmton raportet mes liderëve politikë në Kosovë

Veterani invalid i UÇK-së gjermani Roland Bartezko,  ka deklaruar  se peticionin kundër ambasadorit Amerikan, Greg Delawie e ka ndërmarrë pasi konsideron se ai i ka dëmtuar  raportet me liderët e disa partive kur ka thënë se ishte i irrituar nga veprimet e tyre. Gjysma e qytetarëve të Kosovës janë të hidhëruar nga deklarata jo diplomatike e z. Delawie. Prandaj, zyrtari amerikan duhet të ndërrohet me një diplomat tjetër. Kërkesa përmes peticionit për largimin e Delawies nuk është kundër Amerikës. Unë jetoj në Kosovë. Nuk jam me asnjë parti politike. Edhe pse është gati e pamundshme pa pasur ndonjë lidhje me partitë politike. Ajo çka ka bërë Delawie ndikon drejtpërdrejtë në jetën time. Se ne kemi një gjendje të rëndë ekonomike, edhe si pasojë e mosmarrëveshjeve mes partive. Në rast se një ambasador do të përfshihej në këtë proces, atëherë, le të bëjnë një zgjidhje të mirë. Unë jam gjerman i lindur e rritur atje. Kam kryer shkollën në Gjermani. Mirëpo, në Gjermani një njeri të tillë si Delawie nuk e kish duruar  asnjë njeri”, ka thënë mes tjerash veterani i UÇK-së Bartesko duke arsyetuar fillimin e nënshkrimit të peticionit kundër ambasadori amerikan Delawie.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …