Matthew Palmer

Matthew Palmer ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin datën e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri

Diplomati i lartë amerikan, Matthew Palmer ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin datën e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri dhe kërkojnë që ato të mbahen të qeta e pa dhunë. Këto deklaratat u përhapën nga  një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, të zyrtarit Palmer ndërsa ai shtoi se shpreson që mosmarrëveshjet të sheshohen përmes institucioneve. Ky reagim erdhi pasi Palmer u pyet mbi datën e re të caktuar nga Ilir Meta, atë të 13 Tetorit. Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit kërkoi që zgjedhjet e 30 Qershorit të zhvillohen transparente dhe të qeta, ndërsa nuk begenisi të flasë për marifetet e Ilir Metës.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …