Brickos

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletë arrest për kryetarin e Vetëvendosje, Visar Ymeri

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrestim për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Lajmin ka konfirmuar gjyqtari i rastit të rrahjes  së deputetëve të Vetëvendosjes dhe të PDK-së. Urdhër arresti është lëshuar të enjten, ka thënë Vesel Ismajli për mediet. Pos Visar Ymerit, i akuzuar në këtë rast është edhe Rexhep Selimi, Florin Krasniqi dhe Besart Bujupi. Të gjithë akuzohen për rrahjen që kishte ndodhur në vitin 2012, ku të deputetët janë akuzuar se i kanë shkaktuar lëndim të lehtë trupor deputetit Bekim Haxhiu. Rrahja kishte ndodhur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe i përfshirë ishte edhe Latif Gashi, por ndaj tij nuk është ngritur aktakuzë. Seancat për këtë rast kanë dështuar të mbahen më shumë se 15 herë për shkak të mungesës së të akuzuarve.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …