KUR”Prishtina” ndau mirënjohje për KFOR-in

Prishtinë, 22 shkurt – Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” sh.a. gjatë ditës së sotme u vizitua nga përfaqësues të KFOR-it. Duke e parë në vazhdimësi interesimin dhe përkushtimin e madh të KFOR-it në Republikën e Kosovës, për të ndihmuar qytetarët e këtij vendi në forma të ndryshme, kryeshefi ekzekutiv z. Gjelosh Vataj shprehu falënderim të veçantë për ta, që përmes realizimit të kampanjave të ndryshme publike në media të shkruara dhe elektronike të vendit, lidhur me zhvillimet dhe veprimtarinë e kësaj kompanie, po e ndihmojnë sektorin e ujit në përgjithësi, me ç’rast u ndau edhe mirënjohje. Përgjatë kësaj vizitë ata u njoftuan më për së afërmi edhe me të gjitha aktivitetet e kompanisë, duke u nisur nga furnizimi me ujë të pijshëm në tetë komunat e menaxhuara nga kjo kompani, nivelet e ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci, problemet në rrjetin primar, sekondar dhe terciar të ujësjellësit dhe rehabilitimin e tyre, donacionet dhe kreditë (financimi i projekteve të ujësjellësit), shkalla e arkëtimit, faza e II-të dhe e III-të e investimeve me theks të veqantë ecurinë e punimeve në fabrikën e përpunimit të ujit në “Shkabaj”.

Kryeshefi Vataj u zotua se kjo kompani është në proces të përmbushjes së obligimeve ndaj konsumatorëve, përmes realizimit të të gjitha investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit.

Ata shprehën vullnetin e mirë dhe përkrahje edhe në të ardhmen, për të gjithë qytetarët e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …