Pal Lekaj

Lekaj: Opozita po tallet, pasi që nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë dhe asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë

Opozita ka shpeshtuar zërat për ngritjen e një mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Por këtë nismë nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, që njëherësh është edhe ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, po e vlerëson si joserioze. Lekaj thotë se opozita po tallet me qytetarët, pasi që nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë, madje thotë se nuk ka asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë. Thotë se Haradinaj do të mbahet në mend për “vendimet e dobishme”. Vendimi për Ushtrisë, taksa ndaj prodhimeve serbe, vendimi për Trepçën, vendimi për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” dhe reforma në administratën publike, sipas nënkryetarit të AKK-së, kanë ndikuar që Kosova të duket shtet. Për vendimet e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për largimin e zyrtarëve shtetërorë që kanë aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës, Lekaj thotë se është partiak dhe se nuk e obligon AAK-në, e as partnerët e tjerë të koalicionit që ta bëjnë një veprim të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …