Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj kërkon që Republika e Kosova të bëhet pjesë e “Kartës së Adriatikut

Shqipëria anulon pjesëmarrjen në Samitin e Sarajevës duke u solidarizuar me Kosovën, që nuk është ftuar si shteti i pavarur

Ministri i Jashtëm Shqipërisë, Gent Cakaj ka bëtë të ditur se Tirana  zyrtare  ka anuluar pjesëmarrjen në samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që ka filluar të  mbahet sot në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës. Cakaj ka thënë se anulimi i pjesëmarrjes në samitin në Sarajevë, është bërë me qëllim për t’u solidarizuar me Kosovën. Trajtimi i njëanshëm dhe i pabarabartë i Kosovës nga organizatorët e samitit është i papranueshëm dhe është në kundërshtim të qëllimit të tij, për të krijuar atmosferë besimi, raporteve të mira fqinjësore dhe stabilitetit. Nuk ka bashkëpunim pa trajtim të barabartë”, ka shkruar Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve …