Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Kurti thotë se gjashtë muaj u bënë nga letra që ia dërgoi Presidentit Trump, mirëpo Thaçi nuk mori përgjigje

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka komentuar letrën e kryetarit, Hashim Thaçi dërguar presidentit amerikan Donald Trump, ku ndër tjerash, thotë se “është i përkushtuar të arrihet marrëveshje paqësore me Serbinë”. Kurti beson se Trumpi s’i ka kthyer asnjë përgjigje. Sot janë bërë gjashtë muaj kur Thaçi i kishte shkruar Trumpit e ku po ashtu ishte zotuar për marrëveshje me Serbinë. Si na paska qenë afër marrëveshja që zgjidh të gjitha çështjet e hapura në mes Kosovës e Serbisë?! Pse nuk ka asnjë raport zyrtar nga presidenti as për institucionet dhe as për qytetarët e Kosovës mbi përmbajtjen e pozicioneve aq shumë të afruara me Serbinë? Çka qenka kjo gati-marrëveshje që i zgjidh të gjitha çështjet e hapura për dallim nga 33 marrëveshjet e dialogut paraprak gjashtëvjeçar? Pazar sekret, sigurisht. Mirëpo, edhe projekt i dështuar, gjithsesi. Nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës mbajtur më 29 shtator 2018 e deri te vendimi i Gjykatës Kushtetuese që diskreditoi qeverinë, kryetarin  dhe ekipin e tyre rezervë për dialog,  të gjithë akrobatët e morën përgjigjen e merituar”, ka përfunduar Albin Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …