Kryetari Latifi, mbajti debatin e parë publik me qytetarë për vitin 2019, raportoi për punën 6 mujore

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur debatin e  parë publik me qytetarë, ku para tyre shpalosi punën dhe aktivitetet tjera që janë mbajtur gjatë periudhës Janar-Qershor 2019.

Në fillim të debatit kryetari Latifi, përmes projektorit ka paraqitur punën e tij për periudhën Janar-Qershor 2019 dhe për projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe raportuese dhe për projektet që janë planifikuar realizohen gjatë vitit 2019.

Në debat të pranishëm ishin, kryetar të lagjeve të qytetit dhe fshatrave përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë të cilët pas përfundimit të raportimit të kryetarit, kanë pasur pyetje, komente dhe janë interesuar për projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe dhe ato që do janë planifikuar të realizohen në vazhdimësi.

Përgjigjet në pyetjet dhe shqetësimet e bëra nga pjesëmarrësit në debat u ka dhënë përgjigjje, kryetari i komunës, Smajl Latifi dhe Drejtorët e Drejtorive Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …