Në moshën 90 vjeçare, ka vdekur shkrimtari, Rexhep Hoxha

Në moshën 90 vjeçare, ka vdekur shkrimtari, Rexhep Hoxha

Në moshën 90-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë, Rexhep Dervish Hoxha. Lajmin e ka bërë të njohur familja e tij.  Rexhep Hoxha u lind në Gjakovë, në vitin 1929. Ishte shkrimtar e profesor. Ai i takon brezit të parë të shkrimtarëve për fëmijë në Kosovë. Mbaroi shkollimin fillor dhe Normalen në Gjakovë, ndërsa studimet për gjuhën shqipe i kreu në Beograd. Një kohë punoi mësues, pastaj profesor në Normalen e Gjakovës dhe të Prishtinës dhe në gjimnazin e Mitrovicës.  Më vonë, deri në pensionim, ligjëroi lëndën letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Është autor i librit të parë për fëmijë të botuar pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë (“Gjethe të reja”). Botoi edhe libra të tjerë për fëmijë dhe për të rritur me poezi, tregime, romane për fëmijë, libra me poezi për të rritur, si dhe shkrime diskursive për letërsinë etj. Varrimi i trupit të të ndjerit do të bëhet sot, në orën 17:00, në varrezat e qytetit,  në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …