Sipas statistikave spërfaqet e mbjella me grurë në Kosovë janë përgjysmuar gjatë gjashtë vjetëve të fundit

Sipas statistikave spërfaqet e mbjella me grurë në Kosovë janë përgjysmuar gjatë gjashtë vjetëve të fundit

Interesimi i bujqve nga Kosova për të mbjellë grurë ka rënë. Si pasojë sipërfaqet e mbjella me grurë janë përgjysmuar gjatë gjashtë vjetëve të fundit. Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar janë mbjellë vetëm 50 mijë hektarë tokë me farë gruri, për dallim nga viti 2012, gjatë së cilit ishin mbjellë 102 hektar. Si pasojë sasia e grurit pritet të mos i përmbush kërkesat e popullsisë, përkundër se rendimenti është i lartë. Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë ta subvencionojë grurin me vlerën e njëjtë prej 150 euro për hektar, që në total i bie 6.6 milionë euro. Por problemi i vetëm për bujqit nuk mbetet vlera e subvencionimit. Ata thonë se rreziku më i madh është nga importi, pasi çdo vit nga vendet e rajonit vjen sasi e madhe e grurit çmimi i të cilit është nën vlerën e tregut. Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se Serbia ka qenë eksportuesi më i madh i grurit në Kosovë, deri në vendosjen e masës mbrojtëse 100 për qind, për t’u zëvendësuar me grurin që vjen nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Hungaria, Kroacia e Bullgaria.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, takon diplomatë të rëndësishëm perëndimorë në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja , Bedri Hamza, ka qenë në qendër të vëmendjes për …