MIT KS
Fillimi / Lajmet / Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e uron popullin dhe institucionet franceze me rastin e Festës Kombëtare të Francës
Albin Kurti: Ekziston vullneti për marrëveshje dhe se ka shpresë për këtë pas rifillimit të negociatave

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e uron popullin dhe institucionet franceze me rastin e Festës Kombëtare të Francës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nëpërmjet ambasadorit  të Francës në Kosovës, Didier Chabert ka uruar popullin dhe institucionet franceze me rastin e Festës Kombëtare të Francës. “Idealet e republikës qytetare, liria, barazia e solidariteti mes njerëzve edhe sot frymëzojnë subjektet emancipuese e progresiste anembanë botës. Na frymëzojnë edhe ne, që përpiqemi të ndezim një shkëndijë përparimi për kombin, shoqërinë e vendin tonë. Duke mbajtur ndërmend këto ideale, për të cilat Francës i është mirënjohës mbarë njerëzimi, dëshiroj t’i uroj ambasadorit francez në Kosovë dhe gjithë popullit e institucioneve franceze, gëzuar Festën Kombëtare!”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Thaçi e kujton masakrën e Srbrenicës në të cilën para 25 viteve u vranë mbi 8 mijë civilë nga forcat serbe

Kryetari Thaçi e kujton masakrën e Srbrenicës në të cilën para 25 viteve u vranë mbi 8 mijë civilë nga forcat serbe

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e Srbrenicës në Bosnje e Hercegovinë ku ...