Kryeminstri Haradinaj thotë se Gjermania vazhdon të jetë përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrim

Kryeminstri Haradinaj thotë se Gjermania vazhdon të jetë përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrim

Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim minisitrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn, me të cilin ka diskutuar për themelimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë. Haradinaj ka shkruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman janë në nivelin më të lartë të mundshëm. “Gjermania vazhdon të jetë përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman janë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe ky bashkëpunim po intensifikohet përmes investimeve në sektorin e shëndetësisë dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes asistencës së ekspertëve gjermanë. Kënaqësi ta prisja Ministrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e shëndetësisë, në certifikimin e mjekëve, infermierëve, ngritjen e shërbimeve mjekësore dhe përmirësimin në arsimin mjekësor duke rritur kapacitetet e Kosovës në ofrimin e shërbimeve mjekësore për në tregun gjerman dhe atë europian. Për më shumë, Parku Inovativ Gjerman në Prizren është mundësi e mirë për të bashkëpunuar në këto fusha“, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …