Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka theksuar se në një botë të gloablizuar, legjislativi duhet të luftojë disinformacionin, që po e i dëmton demokracitë në zhvillim, si dhe të luftojë populizmat që nuk i shërbejnë interesave të të gjithëve. “Në Washington, me kongresmen dhe deputetë nga 18 vende të ndryshme, po vazhdojmë me debate lidhur përvojat në forcimin e demokracisë. Në një botë të gloablizuar, legjislativi duhet të luftojë disinformacionin, që po e i dëmton demokracitë në zhvillim, si dhe të luftojë popullizmat që nuk i sherbejnë interesave të të gjithëve. Mbi të gjitha, legjislativi duhet të angazhohet që ta bëjë demokracinë funksionale dhe kuptimplotë, e jo vetëm procedurale”, ka shkruar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
