Kryeministri Haradinaj thotë se me përulje dhe nderim, kujtojmë Epopenë e Korrikut 1998 në Rahovec

Kryeministri Haradinaj thotë se me përulje dhe nderim e kujtojmë Epopenë e Korrikut 1998 në Rahovec

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar betejën e e Rahovecit që ka ndodhur para 21 vitesh. Shteti sipas Haradinajt është ndërtuar mbi sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. “Me përulje dhe nderim, kujtojmë bijtë më të mirë që ka dhënë Rahoveci me rrethinë në Epopenë e Korrikut 1998. Shteti ynë është i ndërtuar mbi sakrificën e tyre dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …