Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, është ftuar nga Gjykata Speciale

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, është ftuar nga Gjykata Speciale

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota është ftuar nga Gjykata Speciale. Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli. Ai ka reaguar për ftesat e reja të Gjykatës Speciale, të cilat erdhën për ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe për ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm, Sokol Bashota. Kryekuvendari, Kadri Veseli, ftesat i ka quajtur goditje për UÇK-në dhe luftën e saj. Lajmi për ftesën e Speciales për Sokol  Bashotën ka qarkulluar ditë më parë, por nuk është konfirmuar nga vetë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …