Në Holandë iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato

Në Holandë iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato

Festim Lato, që njihet si themelues i Republikës së Çamërisë dhe shpalljen e pavarësisë së saj nga Greqia, është vrarë sot në Holandë. Për atentatin e Festim Latos, sot familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e pikëlluar, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë i Republikës së Çamërisë.

Festim Lato u vra sot nga atentatorë të paidentifikuar, thonë njerëz të afërt me të. Nuk dihen as arsyet e vrasjes dhe as nëse ka lidhje me veprimtarinë e Latos për pavarësinë e Çamërisë. Festim Lato punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh. Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016. Ai madje kishte premtuar në vitin 2017 se shumë shpejt do të prodhoheshin edhe 500 pasaportat e para të Çamërisë. Ndryshe Lato një vit më herët kishte thënë se si pas informacioneve të tij ‘Shqipëria e Madhe’ do të bëhet shumë shpejt. “Në një kohë të shkurtër, sipas informacioneve që unë kam nga burime të ndryshme, di që kufijtë do të ndryshojnë, por në favor të shqiptarëve. Asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk do të kalojnë në dorë të grekëve, maqedonëve apo malazezëve. Të gjitha këto troje do të mblidhen dhe do të bashkohen në një qendër, në atë që quhet Shqipëria Natyrale”, kishte thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …