Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar në Kuvend zyrtarisht letrën e dorëheqjes. Sot, kryeministri në dorëheqje i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar në Kuvend zyrtarisht letrën e dorëheqjes së tij. Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare. Është paralajmëruar që Haradinaj zyrtarisht sot do t’ia dorëzojë letrën e dorëheqjes edhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi, mirëpo deri më tani ende nuk e ka dorëzuar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
