Haradinaj

Mehmet Musa: Burre i fjales dhe pushkes e burre shteti e ushtrie, Ramush Haradinaj

Atij i cili ka derdhur gjak per lirine e Atdheut edhe lotet per fatet e Atdheut i kane hije.

Takimet e shpeshta mes Thaçit e  Vuçiçit, qe nga viti 2013 e deri me sot, prodhuan hiç me shume e as me pak por vetem puthjen e dy presidenteve ne te dyja faqet si dhe rrenimin e autonomise se Rrepublikes se Kosoves e leterthirrje per ne gjykata speciale te deshmoreve te gjalle, djemeve te UCK-se

Kjo ngjarje e tmerrshme,ne kurriz te trojeve tona,ku edhe pas 20 vjeteve kullojne gjak plaget qe u shkaktuan nga cetniket serbe te udhehequr nga kryekriminelet Milloshevic,Vuçiç Daçiç e shume te tjere e,detyroi Ramush Haradinanj,te veproje ,duke marre pergjegjesine per ti dale krah Atdheut,qe po rrokullisej drejt germines nga Hashim Thaçi i cili kishte dhe ka plane te zeza per ta bere Kosoven cope e grime per hater dhe ne favor te interesave te Serbise.

Per hire te Atdheut dhe gjakut qe u derdh rreke per clirimin e tij,Ramushi u detyrua te beje koalicion edhe me qenje qe u perngjajne njerzeve por qe njerez nuk jane.Ai e nxorri Kosoven sovrane, nga kolapsi politik per ta gjymtuar edhe me tej ate,duke krijuar ligjerisht ushtrine e Adem Jasharit me 14 dhjetor 2018 si ushtri mbrojtese kunder Serbise dhe gjithe atyre qe mendojne e kane plane per pushtimin e trojeve tona.Ai i vuri sanksione shtetit dhe qeverise me kriminale ne bote, Serbise, duke i thene se zot shtepie jemi ne ketu.

Ai nuk iu nenshtrua shantazheve dhe provokimeve nga jashte dhe brenda per te vepruar ne kundershtim me interesat e Atdheut,mbrojti Atdheun me fjale dhe vepra,nga cdo e lige qe ishte kurdisur nga kulçedra serbi dhe sejmenet e saje ne Kosove.

Marreveshja e vetme qe ai pranonte te diskutonte ishte njohja reciproke, ne kufijte ekzistues ,ndermjet Kosoves e Serbise si baze per zhvillimin e metejshme te marredhenieve ndermjet dy vendeve sovrane.

Ketu duhet kerkuar motivi dhe aresyeja pse hienat e zeza te nentokes shqiptare ne bashkepunim me armiqte e kombit tone mblodhen dhe bashkuan forcat per t’a detyruar te largohet nga detyra ne sherbim te kombit e Atdheut.

Data e 19 korrikut,kur komisioni shtetror u autorizua per korigjimin e kufirit ne drejtim te Çakorrit me Malin e Zi,ishte dita kur iu lane duarte e lira kasapeve moderne te Kosoves qe te bejne kompromise te dhimbshme e qe ta qethin e nenqethin Kosoven e qindra mijera deshmoreve te Atdheut,sipas interesave te serbise e aleateve te saj.

Me daten 9 janar 2017 un pata shkruajtur;”Ramushi ,prape ne pranga,dhe kjo nuk do te jete hera e fundit, se ai do te prangoset sa here qe e do interesi i Serbise e miqeve te saje europiane dhe sahanlpiresve zuzare te Prishtines”

Sot une po te them i nderuari,trim e patriot Ramush Haradinaj:”Ballin Larte!”Konsideroje se je prape ne Rrafshin e Dukagjinit ,nga ku pushken tuaj e degjoi gjithe bota dhe ajo solli lirine e desheruar nder shekuj te shqiptareve.Pushka t’u befte top o Ramush dhe dije se ke pas vetes te drejten dhe gjithe ata qe jane dhe e quajne veten shqiptare.Lum Kombi shqiptar qe te ka djale!”

 Shkrimet e  rubrikës, Opinione nuk përcaktojnë konceptin redaktues të Radios-Kosova e Lirë. Opinionet e shfletuesve të faqes, dhe gjuha e përdorur në to,  janë individuale…

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …