Brickos

Asfaltohet rruga që lidha fshatrat Janqist dhe Shkozë

Ka filluar asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Janqist dhe Shkozë, si dhe janë shtruar edhe disa rrugica brenda fshatit Janqist. Punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve, sot i kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, të cilët janë ndarë të kënaqur me përfundimin e këtij projekti. “Kjo rrugë e cila lidhë dy fshatrat, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e banorëve të dy fshatrave, e sidomos e banorëve të Janqistit, pasi shkurtohet rruga për disa kilometra, për të shkuar nga fshati në fshat, e sidomos për nxënësit e Janqistit që shkojnë në shkollën e fshatit Shkozë, dhe pa dyshim se jemi të kënaqur që kemi arritur ta realizojmë këtë projekt”, tha nënkryetari Berisha, i cili i ka uruar banorët e të dy fshatrave. Përndryshe në fshatin Janqist, janë shkruar rreth 800 metra rrugë, njëra e gjatë 500 metra, që lidhë dy fshatrat dhe pjesa tjetër janë shtruar rrugica brenda fshatit, dhe të gjitha këto, sipas drejtorit Vrenezi, janë realizuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …