Kadetët e FSK-së përfunduan me sukses ushtrimin ndërkombëtar "Kampi Veror2019" në Maqedonisë së Veriut

FSK e përfundon me sukses ushtrimin ndërkombëtar “Kampi Veror2019” në Maqedonisë së Veriut

Me stërvitjen taktike në poligonin ushtarak në Krivollak të Maqedonisë së Veriut, kadetët e akademive ushtarake të 12 shteteve pjesëmarrës përfunduan me sukses ushtrimin fushor. “Kampi Veror 2019”. Në këtë ushtrim krahas kadetëve të SHBA-ve, Shqipërisë, Gjermanisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës Çeke, Bullgarisë, Kroacisë, Malit të Zi, Norvegjisë, Maqedonisë së Veriut morën pjesë edhe kadetët e FSK-së, të cilët demonstruan me sukses aftësitë e tyre profesionale si dhe nivelin e gatishmërisë të fituara gjatë studimeve në QSU.

Ditën kryesore të ushtrimit fushor ”Kampi Veror 2019“ ushtrimin e përcolli nga afër gjeneral brigade Irfete Spahiu, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe oficerë të lartët të Qendrës së Studimeve Universitare të FSK-së. Kadetët e FSK-së edhe këtë vit u dalluan me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme si në operacionet individuale dhe ato kolektive.  Në përmbyllje të ushtrimit, gjeneral Spahiu, ka përgëzuar të gjithë kadetët e FSK-së, për pjesëmarrje në ushtrimin fushor si dhe për profesionalizmin, disiplinën dhe ndërveprimin e e realizuar me kadetët e shteteve pjesëmarrëse.

Ushtrimi fushor “Kampi veror 2019” ka karakter ndërkombëtar dhe organizohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake e Maqedonisë së Veriut, në të cilin për çdo vit po marrin pjesë kadetët e vende të ndryshme të rajonit e më gjerë, të menaxhuar nga instruktorë të NATO-s dhe të Partneritetit për Paqe.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …