Kurti: Adem Demaçi është veprimtari më unik dhe më autentik që mund ta imagjinosh, është i papërsëritshëm

Kurti: Adem Demaçi është veprimtari më unik dhe më autentik që mund të imagjinohet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë homazhe të varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij. Kurti ka thënë se Adem Demaçi është disidenti më i madh evropian pas Luftës së Dytë Botërore.

“28 vjet në burg. I pathyeshëm. I palodhshëm. Pas secilës burgosje e dënonin më shumë, e mbanin më gjatë. Njëherë 3 vjet, mandej 10 vjet, pastaj 15 vjet. Sot bëmë homazh te varri i tij në Prishtinë, në njëvjetorin e ditës kur ndërroi jetë. Adem Demaçi ishte vetëmohim me paramendim. Ai e dinte që populli i shtypur ekziston për aq sa reziston. Filloi si gazetar, shkrimtar dhe intelektual i ri, e kulmoi si përfaqësues i përgjithshëm politik i UÇK-së. Nuk mohonte të arriturat mirëpo vinte theksin tek ajo që ende ngelet e parealizuar. Ecte veçse përpara, për shkak të dashurisë së madhe. Nuk shikonte prapa, sepse s’urrente fare”.

“Jetën e tij Baca Adem e kuptonte si shërbim për popullin shqiptar. Kështu edhe bëri. Ai nuk kishte shpërputhje midis mendimit dhe fjalës dhe sjelljes dhe veprimit. Është veprimtari më unik që kemi pasur sepse është veprimtari më autentik që mund ta imagjinosh. I papërsëritshëm. Të gjithë veprimtarët e tjerë janë frymëzuar prej tij. Shumë gjëra i kemi mësuar prej Bacës Adem, dhe shumë gjëra në politikë që nuk e dimë prej nga i dimë, sërish i kemi mësuar prej tij”, ka shkruar Kurti

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …