Brickos

U mbajt Akademi përkujtimore për heroin e kombit, Ymer Alushani dhe dëshmorët dhe martirët e Komoranit.

Me rastin e shënimit të 21-vjetorit të rënies heroike të heroit të kombit, Ymer Alushani (Voglushi), 12 dëshmorëve dhe 37 martirëve të Komoranit, sot është organizuar manifestim përkujtimor. Duke folur për jetën dhe veprimtarinë atdhetare të heroik, Ymer Alushani, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se “Heroi i Kombit, Ymer Alushani ishte i pari atë ditë që vendosi trupin e tij me dhjetëra bashkëluftëtarë dhe u bë digë për ta bllokuar Grykën e Llapushnikut, duke e mbajtur të bllokuar për muaj të tërë dhe se mbyllja e Grykës ia ka prishur planet Serbisë për ta izoluar këtë pjesë të Kosovës”. Më tutje, kryetari Limaj tha se rënia heroike e luftëtarit të përkushtuar, Ymer Alushani dhe disa bashkëluftëtarëve të tij ishte goditje dhe humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën deri në fitore. “Ta nderojmë e respektojnë lirinë që sot e kemi! Lavdi jetës dhe veprës të Ymer Alushanit! Lavdi të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës!”, ka thënë ndër tjerash kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …