Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet për të propozuar seancën e zgjedhjes së kryetari të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 16:00, ka bërë të ditur Zyra për Medie e Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq, seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës do të mbahet të premten në orën 11:00. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se kundër-kandidat i Hashim Thaçit për këtë post do të jetë deputeti nga partia e tij, Rafet Rama. Nuk dihet se Lista serbe e Vuçiqit do të votojë për Thaçin, do të propozojë një kandidat serb për kryetar të Kosovës, apo të abstenojë nga votimi. Po ashtu nuk dihet sa deputetë të LDK-së do ta japin votën për Hashim Thaçin, duke qenë se dhjetë prej tyre kohë pas kohe kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidaturën e Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …