PDK mban mbledhjen e Këshillit Drejtues në të cilën shprehet gatishmëria për të marrë pjesë në zgjedhje

PDK mban mbledhjen e Këshillit Drejtues në të cilën shprehet gatishmëria për të marrë pjesë në zgjedhje

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive të Këshillit Drejtues, me këtë rast lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, mbajti fjalim në të cilin vlerësoi këtë Këshill si organin më të lartë të partisë për 4 vitet e ardhme, pas një procesi shembull për demokracinë në Kosovë dhe partitë politike. Ai deklaroi se edhe për një situatë të re politike do të diskutohet në Këshillin Drejtues. Veseli theksoi po ashtu, se legjitimiteti qytetar vije nga zgjedhjet, është forma më legjitime e pushtetit për PDK-së.  Ai ka potencuar se “me mijëra vajza e djem, të rinj e të moshuar, burra e gra, intelektualë e punëtorë, sipërmarrës, mjekë e arsimtarë, sot qëndrojnë të gatshëm për të shënuar fitoren e radhës të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet që po vijnë”. Ndërsa, rreth procesit zgjedhor, Veseli vuri në pah se Partia Demokratike e Kosovës është gati për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për t’i fituar ato.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …