Hahn thotë se perspektiva e integrimit evropian për vendet e Ballkanit është garanci për zhvillimin e këtij rajon

Prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar në Shqipëri po dalin jashtë sistemit, deklaroi eurokomisioneri, Johannes Hahn

”Në Shqipëri problemet politike tani janë në plan të parë si për shembull fakti që opozita është jashtë parlamentit, fakti që qeveria ka vështirësi në ruajtjen e dialogut si edhe procedura në vazhdim për shkarkimin e presidentit”, deklaroi eurokomisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn. “Sidoqoftë, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në reformën e drejtësisë. Të akuzosh shqiptarët që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, (sikur bën Ilir Meta) nuk është e ndershme, sepse kjo tregon se sa e suksesshme ka qenë puna për largimin nga sistemi të prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar”, thekson Hahn. ”Unë shpresoj që të gjitha forcat politike në Shqipëri të njohin seriozitetin e situatës dhe të kuptojnë se çfarë po bëjnë me qëndrimin e tyre. Pjesa dërrmuese e shqiptarëve kërkojnë fillimin e negociatave të anëtarësimit, të gjithë votuesit e partive e mbështesin këtë gjë”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …